Ora News - Importi i mbetjeve, PD: Po shikojmë mundësinë e referendumit

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD i kërkon presidentit Nishani të mos ratifikojë ligjin.
?Për menaxhimin e integruar të mbetjeve? gjithashtu deklaron se po shikon mundësinë për një referendum
Basha tha se ka interesa të mëdha për të larguar mbetjetjet drejt vendeve të tjera.
Lulzim Basha: Do të hedhim hapat tonë, duke i kërkuar pikë së pari Presidentit të Republikës mosratifikimin e këtij ligji dhe kthimin e tij në Kuvend. Do të bëjmë gjithçka grupi ynë parlamentar ka në dorë për të penguar kalimin e këtij ligji për herë të dytë në Kuvend, do të shikojmë të gjithë hapësirën kushtetuese dhe rolin që deputetët tanë mund të luajnë brenda hapësirës Kushtetuese për ti dhënë qytetarëve një mundësi për tu shprehur, sepse zëri i qytetarëve për këtë çështje duhet dhe do të dëgjohet. Ndaj për këtë qëllim po studiojmë ushtrimin e të drejtës tonë për ti kërkuar Kuvendit të miratojë një referendum për ndalimin e importit të plehrave. Kërkesa kërkon nismën e 28 deputetëve dhe pastaj miratimin e Kuvendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/importi-i-mbetjeve-pd-po-shikojme-mundesine-e-referendumit/

Share This Video


Download

  
Report form