Ora News –Durrës, 10 eskavatorë dhuratë nga Kina, Meta: Bujqësia, sektor prioritar

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

10 eskavator, dhuratë e qeverisë kineze nga sot do të jenë në funksion të Drejtorive në varësi të Ministrisë së Bujqësisë. Kryeparlamentari Meta dhe Ministri Panariti vlerësuan mjetet bujqësore si një investim i domosdoshëm për pastrimin e kanaleve kullues, sidomos në shmangien e përmbytjeve. Meta tha se sektori i bujqësisë është ndër prioritarët për qeverinë.
Zhvillimi i Bujqësisë është ndër prioritet kryesore për të rritur ekonominë dhe luftuar varfërinë në vend.
Nga Durrësi, kreu i Parlamentit Ilir Meta thkesoi se Qeveria do të mbështesë fermerët dhe do stimulojë sektorin.
Meta: Do të shërbejë për të pastruar shumë prej lumenjve, për të mbrojtur tokat bujqësore por edhe mjaft komunitete në vendin tonë që ende vuajnë nga përmbytjet sot. Zhvillimi i bujqësisë pa diskutim që është një prioritet madhor për të gjithë zhvillimin e vendit dhe për të luftuar varfërinë.
Për Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti, vëmendja këtë periudhë, është te masat që do shmangin përmbytje të mundshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/10-eskavatore-dhurate-nga-kina-meta-bujqesia-sektor-prioritar/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS