Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bordit te Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, e sheh zhvillimin e zonave turistike dhe biznesit të lidhur ngushtësisht me bashkëpunimin e qeverisë me sektorët e tjerë privat.
Gjatë forumit të organizuar nga Fondacioni, që pati për qëllim promovimin e ndërhyrjeve në qytetet e Beratit, Korçës, Shkodrës, Krujës, Tiranës, Gjirokastrës dhe Vlorës, Granof tha se ndërtimi i modeleve të qëndrueshme nëpërmjet partneriteteve ka treguar se është funksional.
Granof: Fuqia më e madhe e projekteve tona nuk kanë qenë paratë që ne kemi investuar, por efekti shtytës që paratë kanë pasur te njerëzit e tjerë. Ne kemi pasur mundësinë që të shtojmë kapitalin tonë katër herë dhe ky është një raport shumë i fuqishëm. Në qoftë se çdo dollar i investuar gjeneron 4 herë më shumë, është diçka mbreslënës. Është e rëndësishme që në çdo projekt të tillë qeveria dhe privati të ecin paralelisht.
Teksa falenderoi investimet e Fondacionit, zv/ kryeministri Niko Peleshi u përqëndrua te përmirësimi i kuadrit ligjor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zhvillimi-i-turizmit-vleresohet-modeli-i-bashkepunimit-qeveri-privat/