Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sekretari Britanik i Mbrojtjes Michael Fallon ka deklaruar se nuk do të heqin sanksionet ndaj Rusisë derisa të respektojë marrëveshjet.
Në një intervistë dhënë gazetares Ilva Tare, Drejtore e Informacionit në Ora News, Micheal Fallon deklaroi nga ana tjetër se NATO nuk kërcënon por është gjithmonë e gatshme të mbrohet nëse sulmohet.
Fallon foli dhe për bashkëpunimin e ngshtë ushtarak të Britanisë së Madhe me Shqipërisë.
Ndërsa deklaroi se nuk ka informacion për financim të ISIS nga Shqipëria.
Intervista
Sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon, faleminderit për këtë intervistë në Ora News. Si janë aktualisht marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s, Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar?
Fallon: Ne jemi partnerë të fuqishëm së bashku në NATO dhe po shohim një bashkëpunim shumë të afërt ushtarak. Kjo është vizita e parë në Shqipëri nga një Sekretar Mbrojtje britanik për të vënë në dukje marrëdhëniet e mira, po ashtu për të marrë pjesë edhe në disa stërvitje të përbashkëta që po kryejmë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fallon-nato-nuk-kercenon-por-e-gatshme-te-mbrohet-nese-sulmohet/