Ora News – Rrogat dhe pensionet, Rama: S’ka rritje pa shlyer borxhet e Berishës

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Parlamentit deklaroi i prerë se nuk do të ketë rritje pagash dhe pensionesh pa dalë nga borxhet që sipas tij la Qeveria e kaluar.
Kryeministri tha se përfitimet e pensionistëve dhe të punësuarve në tre vite kanë kapur shifrën prej 7 përqind, kjo për shak të uljes së taksave.
Në replikë me Kryeministrin, deputetja Jorida Tabaku tha se ekonomia është në krizë dhe për herë të parë pas 15 vitesh sipas saj, paga reale është me rënie 1 përqind.
Rama: Në diskutime për të bërë rritjen më të lartë të rrogave dhe të pensioneve krahasuar me çdo vit të Saliut. Duam ti rrisim më shumë, edhe më shumë, edhe më shumë, por ama njerëzve u kemi thënë se nuk ka rritje rrogash në kohën kur të gjithë bashkë duhet të nxjerrim anijen që po na mbytet në breg.Nuk ka rritje rrogash dhe pensionesh në kohën kur kemi të gjithë këto borxhe për të shlyer, nuk ka rritje rrogash dhe pensionesh pa bërë reforma. Që nga reforma e pensioneve tek të gjithë reformat e tjera. Vetëm se u kemi bërë një rritje të parave që ata marrin në xhep nga rrogat duke u ulur taksat. Dhe rritja mesatare e të ardhurave nga rroga për shqiptarët është 7% në këto tre vjet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/rrogat-dhe-pensionet-rama-ska-rritje-pa-shlyer-borxhet-e-berishes/

Share This Video


Download

  
Report form