Ora News – Lezhë, trafiku i qënieve njerëzore, Jaku: Me rëndësi procedimi i trafikantëve

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Lezhë rastet e trafikut të qënieve njerëzore kanë angazhuar Prefekturën të mbledhë në një tryezë të gjithë organizmat vendorë të angazhuar në luftën ndaj fenomenit. Krahas analizimit të situatës në takim u evidentuan edhe mënyrat si duhet vepruar për të parandaluar çdo rast të mundshëm.
Institucioni i Prefektit në Lezhë ka thirrur në tryeze të gjithe aktorët e luftës ndaj trafikut të qënieve njerëzore, ndërsa vëmendja është fokusuar tek ndryshimi i taktikës së grupeve kriminale.
Sekretari i Përgjithshem i Prefekturës, Altin Jaku, thotë se është e rëndësishme trajtimi i personave që bëhen pjesë e trafikut si dhe proçedimi penal i trafikantëve.
Altin Jaku: Duke parë kushtet nëse mund të punësohen apo jo, duke u kujdesur për personin për ta çuar në qendrat që janë të përcaktuara për kujdesin ndaj tyre, si dhe duke ndihmuar për përmirësimin e jetesës në vazhdimësi.
Shërbimi Social ka sjellë në vëmendje situatën, ndërsa përfaqësuesit e policisë së shtetit kanë deklaruar se rastet janë minimizuar ndjeshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/trafiku-i-qenieve-njerezore-jaku-me-rendesi-procedimi-i-trafikanteve/

Share This Video


Download

  
Report form