http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi mazhoranca dhe opozita ranë dakord për miratimin e projektligjit për importin e mbetjeve, LSI lëshon alarmin se ne Shqipëri mund te hyjnë lende te rrezikshme. Shqetësimin e ka ngritur vete Ilir Meta, i cili beri te ditur se partia e tij është e vendosur te parandaloje çdo rrezik qe mund tu vije shqiptareve nga importi i plehrave. Nisur nga ky shqetësim LSI ka propozuar nje amendament shtese ne projektligj. Amendamenti i Lëvizjes Socialiste per Integrim synon ti jape shoqërisë civile te drejtën e verifikimit te imtesishem te mbetjeve qe vijnë nga jashte. Sipas LSI -se drejtuesit e pikave doganore kanë detyrimin e lejimit të kryerjes së monitorimit pa asnjë kufizim. Nga Shkodra Meta ka folur edhe per largimin nga Shqipëria te investonit libanez, i cili u dhunua barbarisht pak dite me pare. Kreu i Lëvizjes Socialiste per Integrim u beri thirrje institucioneve ligjzbatuese te vene sa me shpejte përpara pergjegjsise autoret e ngjarjes se rende.