http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konferencën e pare pas pushimeve verore, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta beje ne rrjetet sociale. E duke qene se kjo është edhe hera e pare qe lideri i mazhorances Rama përballet me pyetjet e qytetareve, qe pas miratimit te reformës ne drejtësi, ku LSI dhe PS jo pak here mbajtën qëndrime te ndryshme; fokusi i tij, ishte funksionimi i koalicionit. Shefi i ekzekutivit ka deklaruar se do te ketë se shpejti nje takim me partitë aleate me fokus strategjinë per mandatin e dyte qeverisës, duke lene te kuptohet per nje koalicion parazgjedhor me partine drejtuar nga Ilir Meta dhe ate te drejtuar nga Shpëtim Idrizi. Kryeministri ka theksuar se ky koalicion gëzon mbështetje te madhe tek qytetaret dhe pavarësisht se ka probleme ne nivelin strategjik, ai ka rezultuar i suksesshëm, pasi i ka dhënë vendit, reforma qe nuk janë bere ne me shume se dy dekada. Tashme qe konsensusi me opozitën per reformën ne drejtësi eshte prishur, lideri i mazhorances e ka beret e qarte se projekt-ligjin i vetingut do te votohet, pavarësisht se demokratet janë kundër. Duke iu përgjigjur pyetjeve te qytetareve ne rrjetet sociale, Rama ka bere edhe nje bilanc te punes se qeverise ne këto 3 vjet, duke nxjerre ne pah diferencën mes momentit kur e majta mori drejtimin e vendit dhe realitetit te sotëm. Sipas kryeministrit, fale taksës progresive, paga reale e qytetareve është rritur, papunësia eshte ulur, ekonomia është rritur, dhe qendrat e qyteteve po ndryshojnë fale projekti te rilindjes urbane.