Ora News – Rilindja urbane në Librazhd, Rama: Rrit ekonominë lokale dhe punësimin

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Procesi i zhvillimit urban është i pandalshëm deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të projektit të rilindjes urbane në qytetin e Librazhdit.
Sipas tij, përmirësimi i hapësirave në qytetet bazë të bashkive të reja është e vetmja mundësi për të krijuar komunitet dhe për t?u shkëputur nga izolimi.
Rama: Është e rëndësishme që të gjithë njerëzit duhet të kuptojnë që ky është një proces i pandalshëm dhe shumë i shëndetshëm i zhvillimit urban. Përmirësimi i cilësisë si nata me ditën i hapësirës publike në qytetin bazë të bashkive të reja është një mesazh shumë i qartë për çdo banor të bashkive në fshatin më të largët. Nga ana tjetër është e vetmja mundësi për të krijuar komunitet, bashkëjetesë, sens përkatësie dhe për t?u shkëputur psikologjikisht nga ndarja dhe izolimi në shumë copa, me 400 komuna e me 400 mijë plagë që në vend që të kuroheshin vetëm u agravuan dhe u infektuan.
Kryeministri theksoi se transformimi i qyteteve përmes projektit të rilindjes urbane, shoqërohet edhe me rritje të aktivitetit të biznesit aty ku është ndërhyrë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rilindja-urbane-ne-librazhd-rama-rrit-ekonomine-lokale-dhe-punesimin/

Share This Video


Download

  
Report form