http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka filluar nxitjen e turizmit përmes bashkëpunimit me sektorin privat dhe organizatat jo qeveritare. 1.6 milion dollarë janë dhënë nga Ministria e Ekonomisë për 5 projekte, të cilat do të zbatohen në kalanë e Ali Pashë Tepelenës, për të treguar historinë e saj, projektin ?Korça me Biçikletë?, një për trajnimin e hoteleve në disa qytete e dy të tjerë për të tërhequr turistë të huaj në Shqipëri. Në të ardhmen, qeveria do të rrisë fondet për të gjithë ata që kanë një ide për përmirësimin e turizmit në vendin tonë.