http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ndryshimin e fundit ne kabinetin rama. Pas nje takimi me kongresmenin Elliot Engel, Berisha ka deklaruar se kryeministri nuk mund te fshehe deshtimin ne infrastrukture me largimin e nje ministry.?Me largimin e Haxhinastos, Edi Rama kërkon të lajë duart si Pilati, me dështimin e tij total me atë që është dhe promotor i zhvillimit të një vendi; ndërtimi i infrastrukturës. Pasi ka shpenzuar 210 miliardë leke, pra mbi 2 miliardë dollarë për investime, nuk është në gjëndje t'i tregojë shqiptarëve qoftë dhe një segment, qoftë dhe një kilometër rrugë të rëndësishme të ndërtuar në tre vjet. Po nuk e mbulon dot me largimin e Haxhinastos vjedhjen e tmerrshme që ka bërë Rama, sepse, ku shkuan 2.1 miliardë dollarë investime? Sipas Berishes me 2.1 miliardë dollarë nga qeveria e drejtuar prej tij jane ndertuar Rruga e Kombit, Autostrada Ibë-Elbasan dhe Tuneli i Krrabës etj