Vonesa me pasagjerët në Rinas - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si te mos mjaftonin çmimet e larta qe paguajnë per biletat, pasagjeret ne Rinas përballen edhe me vonesa ne oraret e fluturimeve. Rasti me i fundit ka ndodhur ketë te diele, me udhëtaret qe kishin planifikuar ne shkonin drejt vendit fqinj Italisë, me linjën e Blu Panorama, si gjate paradites ashtu dhe ne orët e pasdites. Ne aeroportin e vetëm ndërkombëtar i justifikojnë si normale keto vonesa, por pasagjeret ankohen se linjat nuk respektojnë oraret e vendosura. E gjithë kjo ndodh ne aeroportin me çmimet me te larta ne Ballkan e me nder me te lartat ne europe. Udhëtimi nga Rinasi drejt europes apo destinacioneve te tjera është shume me i shtrenjte sesa nga aeroportet e vendeve fqinj si Maqedonia, Mali i Zi apo Kosova. Ne keto tre shtete kufitare funksionojnë edhe kompanitë low kost. Ish-ministri i transporteve Haxhinasto megjithe negociatat me koncesionarin, dështoi te sillte normalizim, si ne tarifat super te larta te biletave, ashtu dhe ne shmangien e problemeve me vonesat apo pengesa te tjera te ngjashme.

Share This Video


Download

  
Report form