Afera me rrugën e Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë përpara se të largohet zyrtarisht nga posti i ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto e mbyll karrierën në këtë dikaster me një aferë që lidhet me tenderin më të madh e më të përfolur të këtij viti. Bëhet fjalë për koncesionin e rrugës së Kombit, i cili ishte pezulluar me një vendim të Agjencisë së Prokurimeve Publike për shkak të ankimit që pati bërë disa ditë më parë kompania e skualifikuar në këtë garë Catalyst & Salillari dhe Kastrati. Pas shqyrtimit të ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik ka dalë në konkluzionin se ka një gabim të madh në përzgjedhjen e fituesit, duke i rekomanduar Ministrisë së Transporteve që të skualifikojë turqit e Vendeka Bilgi, të cilët ishin shpallur fitues dhe të kualifikojë Catalyst dhe Salillari.Të anulojë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të autoritetit kontraktues për skualifikimin e ofertës së paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik ?Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk & ?BEE Tech? & ? Violap Ateve? & ? Kastrati? sha. Përfaqësuar nga ?Catalyst Viva Das General Constracting LLC? dhe të korrigjojë shkeljet duke e kualifikuar atë.Në gjetjet e Komisionit të Prokurimeve Publike zbulohet se zyrtarët e ministrisë së Transporteve sëbashku me firmën konsulente IFC kanë bërë shkelje të dukshme në kualifikimin e këtyre operatorëve. Fituesja e tenderit nuk kishte paraqitur asnjë dokument që të tregonte se nuk ishte në proces falimenti, vërtetim se nuk është dënuar për korrupsion apo mos pagesë taksash, me argumentin se ishte krijuar vetëm tre ditë përpara se të hapeshin ofertat e tenderit. Kompania ka pretenduar se duke qenë se është krijuar tre ditë përpara se të mbyllej dorëzimi i ofertave, pra ka patur vetëm tre ditë aktivitet nuk mund të ketë krijuar detyrime në mënyrë që të pajiset me vërtetimet e mësipërme, në këtë rast një deklaratë e shoqërisë për mospasje detyrimesh është konsideruar e mjaftueshme. Më tej zbulohet se në fondin e vënë në dispozicion nga Ministria e Transporteve për të bërë subvencionin vjetor të kompanisë më afër është oferta e Catalysit dhe Salillari, e cila kërkonte më pak para nga buxheti i shtetit. Për më tepër kompania turke nuk kishte përmbushur as kriteret teknike për të patur eksperiencë në operimin e mirëmbajtjen e rrugëve me një gjatësi minimale prej 60 km. Në të gjitha projektet e dorëzuara nga kjo firmë, nëse mblidheshin bashkë kilometrat e mirëmbajtur arrinin në 65. Komisioni i ka lënë 10 ditë afat ministrisë që të zbatojë këto rekomandime. Tashmë i takon asaj të çojë argumentimet dhe pretendimet nëse do të shpallë fituese kompaninë që rekomandohet apo do të anulojë tenderin. E kontaktuar nga Vizion Plus zyra e shtypit e ministrisë dhe zyrtarë të lartë të saj nuk pranuan të japin koment. Koncesioni 30 vjeçar i mirëmbajtjes i rrugës Milot - Morinë vendos një tarifë prej 5 euro për çdo mjet që kalon njëherë në këtë aks, ndërsa buxheti i...

Share This Video


Download

  
Report form