http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë në Tiranë në datat 19 dhe 20 nëntor do të zhvillohet Samiti i Diasporës Shqiptare, iniciativë e kryeministrit Rama. Për kreun e qeverisë, ky takim është një rasti i veçantë për të diskutuar mbi të gjitha sfidat me të cilat përballen shqiptarët, kudo gjenden. Gjatë tri ditëve të Samitit, do të organizohen panele të ndryshime diskutimesh, të cilat do të përqendrohen në çështje si ekonomia, kultura, problemet shoqërore, promovimi i turizmit, diplomacia si dhe kontributi i shqiptarëve që jetojnë jashtë në imazhin e vendit. Lëvizjet në periudha të ndryshme e ka bërë të pamundur vlerësimin e numrit të saktë të shqiptarëve në botë.