http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Goditja e forte qe shkatërroi tre automjete, njeri prej te cilëve u përmbys, duke lene pas nje polic te vrare e dy te plagosur, erdhi per shkak te shpejtësisë skëterre. 22-vjecari Arnold Kola, sipas te dhënave te para, po e kalonte bulevardin kryesor te Kamzës me rreth 150 kilometra ne ore. Ai ka tentuar të parakaloje furgonin e komisariatit 5 të policisë, i cili po patrullonte zonën. Por shpejtësia shume e madhe dhe humbja e kontrollit ka sjelle përplasjen fatale. Nga goditja, efektivi Ervin Haxhiu humbi jetën, ndërsa dy koleget e tij Besmir Voji dhe Ismail Hoxha morën plage te shumta. Pas ngjarjes, autori i aksidenti Arnold Kola, është arrestuar, ndërsa sipas burimeve te policisë ai ka qene nen efektin e alkoolit.