http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çështja çame ka shkaktuar nje përplasje te ashpër mes Athinës zyrtare dhe Komisionit Europian. Ministria e jashtme greke ka reaguar ashpër ndaj deklaratave te komisionerit per zgjerimin Johanes Hahn, i cili njeh çështjen çame, duke e listuar ate ndërmjet problemeve mes dy vendeve tona. Sipas Ministrisë se Jashtme greke kjo deklarate është e pavërtete dhe e papranueshme.?Siç e dimë, çështja çame nuk ekziston dhe për ketë arsye nuk është pranuar asnjëherë si pjese e negociatave mes qeverise greke dhe asaj shqiptare. Komisioneri Hahn me ketë përgjigje te pavërtete, tregon se nuk po ushtron detyrën dhe funksionet e tij mbi parimin e paanësisë, e per te promovuar interesin e përbashkët te Bashkimit Europian.?Sulmi i Athinës zyrtare ndaj komisionerit te zgjerimit Hahn erdhi pas përgjigjes qe ky i fundit i ktheu shqetësimit te eurodeputetes greke Maria Spyraki ne lidhje me ato qe eurodeputetja i cilësoi pretendime irredentiste te Shqipërisë. Komisioneri theksoi se Athina dhe Tirana zyrtare po diskutojnë tashme per krijimi e nje mekanizmi te përbashkët per zgjidhjen e çështjeve dypalëshe, duke përmendur nder te tjera edhe çështjen çame, te cilën Greqia nuk e njeh.