“Mbetjet”, protestë para Kryeministrisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo plehra ne Shqipëri! Me këtë thirrje dhe kartonët e kuq ne duar, ka nisur protesta e shoqërisë civile, për te kundërshtuar ligjin e importit te mbetjeve. Qindra qytetare, te rinj, gjyshër, prindër jo vetëm nga Tirana, i jane bashkuar kauzës per te mos lejuar ardhjen e plehrave nga jashtë. Secili prej tyre e ka një arsye. E drejtuar nga Aleanca Kundër Importit te Plehrave, protestuesit kane marshuar drejt Kryeministrisë. Organizatoret e protestës kane përsëritur disa here se tubimi nuk është politik. Ata i kane kujtuar kryeministrit deklaratën e tre viteve me pare, kur anuloi ligjin e plehrave te miratuar nga demokratet. Përfaqësuesit e shoqërisë civile i kane drejtuar një apel edhe Presidentit te Republikës. Protesta ka vijuar me thirrje dhe akuza ndaj mazhorances qe miratoi ligjin e plehrave. Para Kryeministrisë protestuesit kishin vendosur dy qese mbeturinash me fotot e kryeministrit Edi Rama dhe Eduart Shalesit, një prej nismëtareve te miratimit te ligjit. Protesta është mbikëqyrur nga forca te shumta policie, te cilët per here te pare ne nje tubim, janë pajisur me kamera.

Share This Video


Download

  
Report form