http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne mbledhjen e pare te grupit parlamentar, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zgjedhur te përcjelle nje mesazh: qe PD nuk do te bashkëqeverisje ne asnjë rast me Partine Socialiste. Me shume se gjysma e grupit parlamentar demokrat përbehet nga deputete te rinj, e për ta, Basha ka pasur nje mesazh. Kreu i PD Basha ka vendosur qe Edi Paloka te mos jete me kryetar i grupit, por te marre postin e nënkryetarit te parlamentit, ndërsa Edmond Spaho te marre drejtimin e grupit parlamentar demokrat. Grida Duma do te jete zedhenese e grupit, Ervin Salianji sekretar i grupit, nënkryetar i grupit do te jete Oerd Bylykbashi.