Një operacion nga Drejtoria Vendore të Policisë së Vlorës në Bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Delta Forcë, Policinë kufitare dhe Gurdia Di Finanzia, ka çuar në sekuestrimin e 1.03 tonë kanabis.
Droga është gjetur në një banesë të pabanuar në lagjen ?1 Maj?, pranë vendit të njohur si ?Plazhi i Vjetër?, vetëm 30 metra larg portit të Vlorës, është gjetur e paketuar në 49 pako të mëdha.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur edhe 6 armë zjarri, 3 kallashnikovë dhe 3 pistoleta.
Në momentin që policia ka ndërhyrë në banesë, tre personat të cilët ndodheshin në banesë kanë arritur të largohen me një gomone.
Mësohet se policia ka identifikuar tre personat e arratisur si G.S., A.I., J.S. Në ndjekje të tyre është vënë Policia Kufitare, Delta Forcë e Guardia di Finanzia, të cilat vazhdojnë ende kërkimet në det.