Report TV - Ndëshkohen “të fortët” e Tiranës të dehur dhe pa rrip në timon

Report TV 2018-05-02

Views 0

Përgjatë një ore 22 shofer në rrugët e Tiranës kanë shkelur rregullat e qarkullimit duke mos respektuar semaforin, vijat e bardha nuk kanë vendosur rripin e sigurimit dhe kanë drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Është ky bilanci i operacionin ?Siguria në rrugë? zhvilluar nga policia e Tiranës përgjatë të premtes dhe të shtunës ku në 48 orë janë vendosur 1056 masa administrative.

Ky operacion sipas policsë do të vazhdojë për një kohë të papërcaktuar duke nisur edhe nga e hëna e 11 shtatorit në zonat e banuara dhe ato pranë shkollave fillore dhe 9 vjecare.

Në terren për patrullime dhe ndëshkimin e shoferëve abuzues janë 30 patrulla policie ndërsa një task forcë e vecantë është vendosur në akset urbane dhe autostrada.

Vec masave administrative me gjoba, heqje patente, dalje në komision dhe ndëshkim me pikë janë arrestuar dhe tre shofer të cilët kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkolit sic ka rezultuar nga testi me aparatin druger.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS