I menjëhershëm ka qenë reagimi i një biznesi në qytetin e Fierit për familjen e varfër të dy binjakëve, pas transmetimit të kronikës në Report Tv.
Firma Krasniqi ju dhuroi fëmijëve një shume parash për të hequr shpenzimet e shkollës.
Dy binjakët nga Fieri që nuk kishin mundësi ekonomike për të blerë librat dhe çantën e shkollës, falë ndihmës modeste nga një biznes, të hënën do të shkojnë në shkollë si gjithë moshatarët e tyre të klasës së katërt.
Pas kronikës të transmetuar në Report Tv për varfërinë ku gjendej familja fierake, biznesmeni Saimir Krasniqi i shoqëruar nga mësuesi Ilirjan Gjika i dhuroi familjes nje shume parash.