Rudina/ Ylljet Aliçka tregon kur filloi të shkruante për herë të parë (11.09.17)

RTV KLAN 2018-05-02

Views 2

Shkrimtari shqiptar, Ylljet Aliçka ishte sot i ftuar në ?Rudina?, në ?Tv Klan? nga ku rrëfeu detaje nga karriera e tij dhe fillimet si shkrimtar.
Aliçka tha se ka filluar të shkruajë për herë të parë në moshën 45-vjeçare duke u nxitur nga rrethanat. Shkrimtari rrëfen se tregimi i tij i parë është botuar në një revistë në Francë, kryeredaktori i së cilës kishte nxitur edhe më vonë shkrimtarin të vijonte të shkruante. Tregimet e Aliçkës janë vlerësuar me çmime dhe sot ndër filmat më të vlerësuar shqiptarë.
?S?kam shkruar ndonjëherë poezi dhe këtë e vuaj, kam filluar të shkruaj 45 vjeç, nga rrethanat rastësisht. Unë kam studiuar biologji dhe jo letërsi dhe s?kam patur ëndër të bëhem shkrimtar, por nga rrethanat. Unë kam qenë mësues fshati në hapat e parë të karrierës time, dhe bënim parrulla politike. Kur isha mësues mbaj mend që na ngarkonin secilit parrullën e tij dhe këtë e tregoja dhe për gallatë në darka të ndryshme. Dhe një herë duke e treguar në një rreth miqsh, koiçidoi një që ishte një kryeredaktor i një reviste në Francë dhe ai më propozoi të shkruaja. Ai më nxiti se nuk e kam pasur, biles kam qenë edhe nxënës i dobët ne letërsi. Unë nuk jam dhe shumë prodhimtar dhe tregimi ?Parrulat u botua në Francë. Ai më pagoi dhe unë u josha? tha Aliçka.

Share This Video


Download

  
Report form