Rama nga foltorja nga foltorja i është përgjigjur 19 pyetjeve të LSI, duke e vënë theksin te pikat kyçe në ekonomi si arsimi, bujqësia dhe shëndetësia.
Gjatë përgjigjes së pyetjeve, munguan në seancë kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Rama tha se do të rrisë shpenzimet për shëndetësinë dhe pagat për mësuesit dhe infermierët do të jenë 40% më të larta 4 vitet e ardhshme.
?Vazhdojmë të shikojmë drejt shëndetësisë, me bindjen se për kujdesin shëndetësor të arrijmë 60-65 % të shpenzimeve, një shifër që e gjetëm vetëm 43 % në vitin 2013. Ne duhet të sigurohemi që askush të mos bëhet i varfër për shkak të shëndetësisë. Sa i përket Arsimit, kemi prioritet mbështetjen e mësuesve, rritjen e pagave të tyre deri në 40 % brenda këtij mandati", u shpreh Rama.
Po ashtu, kreu i qeverisë bëri të ditur se të gjithë mjekët të cilët do të punojnë jashtë Tiranës nëpër spitalet rajonale dhe ato bashkiake, paga do të shkojë thuajse aq sa paguhen mjekët në Itali.
"Edhe për infermierët. Jemi duke punuar për një projekt financimi që të joshim mjekët specialistë që të punojnë edhe në rrethe. Është ende në diskutim. Një pagë e përafërt me atë të mjekëve në Itali?, tha Rama.