Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një seancë parlamentare jo më e gjatë se 45 minuta, kryeministri Rama iu përgjigj 19 pyetjeve të depozituara nga LSI dhe 4 nga socialistët për programin e qeverisë në këtë mandat. Partia Demokratike nuk depozitoi asnjë pyetje duke kërkuar debat, ndërsa lideri Basha la që në minutat e para seancën. Në lidhje në procesin e integrimit të vendit, Kryeministri Rama tha se kjo nuk është më në dorë të Shqipërisë por Brukselit.
Për buxhetin e 4 viteve, reformën e ujit, kostoja e qeverisë eksperimentale-sic e quan LSI ristrukturimin e qeverisë, Rama nuk kurseu as ironitë ndaj ish aleatëve.
?Kjo është një pyetje më e lartë se niveli im, por duhet të ndërhynte siç duket Akademia e Shkencave para se të reformohej që të shpjegonte këtë pyetje të hartuar në emocion e sipër?, tha Rama.
Në lidhje me planin urbanistik të Himarës, nuk ka asnjë ndryshim nga qytetet e tjera.
Pavarësisht se PD nuk depozitoi pyetjet, ditën e martë do të marrë pjesë në seancë në debatin e programit të qeverisë, ku Gramoz Ruci lexoi të gjithë emerat që do të mbajnë fjalën por duket sikur harroi ish kryetarin e Partisë Demokratike Berisha.
Kryeministri Edi Rama gjatë përgjigjeve në Parlament të pyetjeve të deputetëve për procesin e integrimit, u shpreh se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete nga Vettingu.
Rama: Çelja e negociatave nuk lidhet me atë çfarë mund të bëjmë ne më mirë. Në fillim u vendosën 5 pyetje. Pastaj u vu Vettingu. Implementimi i Vettingut ka nisur dhe rezultatet do të vijnë shumë shpejt. Por nëse BE kërkon më shumë kohë për probleme të veta, atëherë mund të vazhdojë të thotë që thellohuni, thellohuni me vettingun dhe ne e dimë mirë se çfarë do të thotë kjo. Nëse nuk e dini, pyetni Luan Ramën t?ua thotë.
Pastaj, dolën zgjedhjet e lira. Pastaj hyri dhe doli dhe hyri, çështja e kanabisit. Në fund të këtij sezoni mbjelljesh dhe kultivimin dhe ju do të shihni rezultate spektakolare. Ka dalë edhe fantazma e krimit etnik shqiptar e nxitur nga forca të caktuara.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/debati-ne-kuvend-per-programin-e-qeverise-do-te-zhvillohet-neser/