http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës në të gjithë territorin e vendit kanë krijuar vështirësi në autostrada, duke shënuar një viktimë në Shkodër.28 vjecari Sokol Kulla humbi jetën pasi makina që ai drejtonte tip ?Fiat? ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drin tek ura e Bacallakut në Shkodër.Makina dyshohet se ka qenë me shpejtësi, ndërsa për daljen nga rruga ka ndikuar edhe lagështira. Ky është momenti kur makina nxirret nga ujërat e lumit Drin, ndërsa trupi i pajetë i 28 vjecarit është nxjerrë nga polumbarët pas dy orësh.Në momentin që ka rënë makina, në vendin e ngjarjes ka qenë një person i pranishëm, i cili është zhytur menjëherë në lumin Drin për t?u ardhur në ndihmë, por sipas tij ka qenë e pamundur.Ekspertët po punojnë për të zbuluar edhe shkaqet e vërteta të aksidentit.