Ora News – Rudina Hajdari: Mbart mbi supe të kaluarën, por do merrem me të ardhmen

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Seanca plenare maratonë e kësaj të marte për Rudina Hajdarin nuk ka qenë e njëjtë si për kolegët e saj në Kuvend, përfshirë edhe ata që kanë mandatin e parë si ajo.
Pikërisht 19 vjet pasi babai i saj, lideri i demokracisë Azem Hajdari u ekzekutua nga dora mafioze, ajo mbajti fjalimin e parë në foltoren e Kuvendit, duke vijuar kështu trashëgiminë politike të të atit.
Por edhe pse me një ngarkesë të madhe mbi supe, Hajdari është e prirur të shoh nga e ardhmja dhe këtë mesazh u përcolli kolegëve në Kuvend.
Hajdari: Jam e nderuar që jam pjesë e parlamentit shqiptar si një deputete e re. Dua tu bëj një gjë të qartë, unë vërtet mbart mbi supe të kaluarën por është detyra ime të projektoj të ardhmen e Shqipërisë.Unë jam bija e Azem Hajdarit dhe jam e rrënjosur në PD. Por jam dhe një figurë e re politike që shkon përtej diferencave mes të majtës dhe të djathtës. Gjatë veprimtarisë time politike unë do të merrem me të ardhmen e këtij vendi dhe jo të kaluarën. Ju siguroj që do të mbaj linjën e ideologjisë së djathtë të PD, por edhe do të gjykoj strategjikisht çështje që i përkasin interesit kombëtar.
Pas 26 vitesh mund të them akoma me trishtim që akoma kemi shumë punë për të bërë.Opozita dhe pozita janë shumë ndryshe në karakter, indentitet dhe prioritetet që kemi. Por jemi të njëjtë në ndërtimin e përbashkët të klasës politike për tu sjellë qytetarëve standartet e mirëfillta të një demokracie europoiane. Kam bindjen se kemi nevojë për një rimëkëmbje të frymës së re demokratike. Duhet të luftojmë fort për integrimin europian, mirëqënien sociale dhe demokratizimin e strukturave të shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rudina-hajdari-mbart-mbi-supe-te-kaluaren-por-do-merrem-me-te-ardhmen/

Share This Video


Download

  
Report form