Ora News – Tahiri sulmon Bashën dhe Mediun: Duhet të ishin para drejtësisë

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në fjalimin e tij në Kuvend nuk ka kursyer akuzat ndaj sistemit të drejtësisë dhe politikës së përbaltjes.
Tahiri u shpreh se Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha duhet të ishin para drejtësisë dhe jo në ulëset e Kuvendit.
Tahiri: Çdo ditë, çdo të enjte, çdo seancë, në çdo komision, çdo konferencë për shtyp i kemi hedhur aq shumë baltë njëri-tjetrit dhe me aq zell kemi sharë dhe kemi bërë pis njëri-tjetrin sa tani është vështirë për njerëzit të kuptojnë sa këtu në këtë sallë ka burra dhe gra të mira që realisht kanë një ideal për politikën. Me duart tona kemi bërë një dëm vështirësisht të riparueshëm. Për fat të keq nuk kemi qenë vetëm në përpjekjen tonë të suksesshme për të bërë pis njëri-tjetrin, kemi pasur dhe aleatë, më kryesori drejtësia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-sulmon-bashen-dhe-mediun-duhet-te-ishin-para-drejtesise/

Share This Video


Download

  
Report form