Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një seancë maratonë e cila ka zgjatur mbi 20 orë, Kuvendi ka miratuar kabinetin qeveritar ?Rama 2? dhe programin e tij politik.
Seanca maratonë e cila nisi punimet qysh prej orës 9 të mëngjesit të djeshëm i mbylli punimet sot në orën 7. Për programin e qeverisë dhe kabinetin e ri votuan pro 78 deputetë dhe kundër 51, ndërsa 7 deputetë nuk morën pjesë në votim.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci pasi lexoi emrat e rinj te ministrave hapi votimin.
Pas miratimit në Kuvend, qeveria Rama 2 pritet të betohet tek Presidenti i Republikës.
Ruçi njoftoi se sot ne oren 18:00 do të zhvilloi takimin me kryetarët e grupeve për të mbajtur seancen e radhës.
Në këtë seancë që u hap me fjalën e kryetarit të PD Basha, morën fjalën të gjithë deputetët, duke diskutuar për programin politik të qeverisë Rama 2.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/miratohet-me-78-vota-pro-rama-2-dhe-programi-politik/