Qeveria e re betohet përpara Presidentit

RTV KLAN 2018-05-02

Views 0

Ministrat e kabinetit ?Rama 2? kanë marrë zyrtarisht detyrën, duke u betuar përpara Presidentit të Republikës.

Ceremonia u mbajt pak orë pas votimit të qeverisë në parlament.

Ky ishte edhe takimi i parë i Ilir Metës dhe Edi Ramës që pas fushatës elektorale, ku marrëdhëniet u tensionuan dhe ku akuzat reciproke nuk u kursyen.

Presidenti përmendi disa prej sfidave me të cilat duhet të përballet kabineti "Rama 2" dhe kërkoi bashkëpunim mes të gjitha forcave politike në interes të kombit.

?Dua t?ju uroj suksese në veçanti në përmbushjen e të gjitha përgjegjësive që ka Qeveria për përballimin e sfidave që lidhen me forcimin e sigurisë kombëtare, me luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar e çdo kërcënimi të jashtëm.

Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e dëshiroj t?ju siguroj për mbështetjen e këtij Institucioni në nismën tuaj.

Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Dhe sot ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë?.

Ashtu si 4 vjet më parë, pas betimit, kryeministri dhe ministrat iu drejtuan në këmbë selisë se qeverise, pa harruar te respektojnë rregullat e qarkullimit.

Qeveria e re ne mbledhjen e saj të parë miratoi 10 vendime.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form