Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas seancës maratonë në parlament që u mbyll me votimin e qeverisë dhe të programit të saj me 78 vota pro, Kryeministri Edi rama së bashku me të gjithë ministrat e tij kryhen betimin tek Presidenti i Republikës.
Pas betimit të secilit prej ministrave dhe kryeministrit, Presidenti Ilir Meta uroi qeverinë e re për rezultate sa më të mira, si dhe përmendi 4 objektiva kryesorë që pret të përmbushen me sukses.
Meta: Dëshiroj që në këtë moment të rëndësishëm të betimit të qeverisë së re të ndaj me të gjithë ju urimin tim të sinqertë për suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit. Si President i Republikës dua të theksoj rëndësinë madhore për përshpejtimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një aspiratë kombëtare ndaj besoj se Qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnë ngushtë për realizimin e këtij objektivi të përbashkët madhor dhe përmbushjen e gjithë reformave kyçe me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësimin sa më shpejt të jetë e mundur. Roli i Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe progresin e gjithë rajonit.
Meta mbështeti edhe nismën e qeverisë për shpalljen e vitit 2018 si vitin e Skënderbeut.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-mberrin-ne-presidence-zbardhet-axhenda-e-mbledhjes-se-qeverise/