Të ftuar:
Klodiana Lala,
Mesila Doda,
Arlinda Shella,
Armand Bajrami,
Akil Pano,
Ergys Mertiri
I ftuar në emisionin ?Opinion? gazetari i ABC news Armand Bajrami ka rrëfyer me detaje ngjarjen e ndodhur dy vite më parë mes gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi dhe bashkëshortit të saj Fadil Kasemi ku ky i fundit ka tentuar ta vrasë me armë zjarri. ?Fadil Kasemi ka udhëtuar atë ditë nga Tirana në një makinë me targa të huaja, të marrë me qira. Ai ka shkuar në Durrës me qëllim për të sulmuar bashkëshorten e vet, sepse në çantë ka patur edhe armë zjarri, lokalizimin e vendit ku rini e ka ditur për shkak të kontakteve me fëmijët. Gjyqtarja ka vënë re pranin e bashkëshortit, nuk ka pasur mundësi reagimi sepse Fadil Kasemi e ka qëlluar në fytyrë. Më pas ata janë përleshur, gjatë përleshjes ajo ka arritur të shohi se brenda çantës ka një armë zjarri. Në këtë moment gjyqtarja i ka rrëmbyer çantë dhe ka vrapuar vijës së plazhit duke bërtitur që ?po më vert po më vret?. Më pas kanë ndërhyrë persona të tjerë, është gjendur një person i cili ka ndërhyrë dhe e ka shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur në korrik të 2015.?
Gazetarja Klodiana Lala, sonte, ka hedhur disa pretendime, ku sipas hetimeve paraprake tregohet arsyeja e vrasjes së gjyqtares Flides Hafizi nga ish bashkëshorti i saj me 31 gusht në Tiranë.
Lala tha se ish bashkëshorti, Fadil Kasemi kishte kontribuar ekonomikisht, si dhe kishte sponsorizuar edhe në shkollimin e saj. Nga ky këndvështrim, Kasemi e konsideronte Fildesin si pronë të tij, diçka që i përkiste atij në të gjithë qenien e saj.
Sipas hetimeve paraprake, mendohet se mosmirënjohja e ish bashkëshortes, ishte edhe burimi i një urrejtjeje kaq të madhe ku dhe përfundoi në një tragjedi.
Më tej, Lala shpjegoi edhe momentin e ngjarjes: Fildes Hafizi me të dalë nga salloni i bukurisë, ka hypur në
makinë dhe ka vendosur rrypin e sigurimit, pastaj ka ecur pas, pasi kishte një bordurë betoni që nuk e lejonte të ecte para, në atë moment ajo ka vënë re ish bashkëshortin që po afrohej ku dhe kanë shkëmbyer disa fjalë, pastaj ish bashkëshorti ka qëlluar mbi të nga xhami i pasagjerit.
Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi pak ditë më parë nga ish bashkëshorti i saj ka tronditur gjithë opinion publik. I ftuar në emisionin ?Opinion? pastori Akil Pano është shprehur se kjo tronditje e ka ardhur për shkak se viktima ka trokitur në nivelet më të larta të shtetit dhe nuk ka marrë asnjë mbrojtje. ?Ka trokitur në derën e Ministrit të Drejtësisë, ka trokitur në derën e Ambasadës Amerikane, në Prokurori, gjykatat që japin vendimet e gabuara dhe nga asnjë pjesë të sistemit nuk u trajtua me seriozitet si çështje?, u shpreh pastori. Sipas Panos kjo është një vrasje e paralajmëruar disa herë dhe asnjëherë nuk u moren masa ndaj saj.
Mesila Doda ka sqaruar se vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, me 31 gusht në Tiranë nga ish bashkëshorti, ka ardhur si pasojë e një sistemi të degjeneruar të drejtësisë, i mbështetur dhe nga një mentalitet ku gruaja është fajtore. Doda shpjegoi se në k...