Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashpra jashtë dyerve të Parlamentit, ku deputetët ishin mbledhur për seancën plenare, e cila u ndërpre nga kryetari Gramoz Ruçi, për shkak të disa mungesave në sallë.
Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ruçi, teksa tha se instalimi i klikës Rama-Ruçi përbën një rrezik të madh kombëtar.
?Instalimi i klikës Rama-Ruçi përbën një rrezik të madh kombëtar, një kërcënim të madh për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendit. Është rikthimi më i fuqishëm i të shkuarës hoxhiste në Shqipëri?, tha Berisha.