Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është njohur ditën e sotme me një detyrë të re nga kryeministri Edi Rama. Tahiri do të jetë koordinator kombëtar i platformës bashkëqeverisëse në mandatin e dytë të Ramës.
?Do të nisim menjëherë punën në terren duke emëruar një koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen, që do të jetë Saimir Tahiri, të cilit këtë detyrë sapo ia ngarkuam në Kryesinë e Partisë Socialiste?, tha kryeministri Rama në fjalën e mbajtur.
Në momentin që Rama i përmendur emrin, Saimir Tahiri është fokusuar nga kamerat, ku duket tepër i përqendruar dhe serioz, teksa njihet me punën e re që e pret në vazhdim.