Digjet arkiva e Agjencisë së Planifikimit të Territorit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Digjet arkiva e Agjencisë se Planifikimit te Territorit, ku gjenden dokumente dhe harta te rëndësishme. Sipas njoftimit te policisë se Tiranës, rreth orës 4.30 te mëngjesit te se enjtes, nje zjarr ka rene ne ketë institucion.

Menjëherë pas konstatimit te zjarrit është njoftuar shërbimi zjarrfikës, i cili arriti te shuaje zjarrin për 15 minuta. Ende nuk dihet se cili qe shkaku i rënies se zjarrit.


E kontaktuar nga Vizion Plus drejtoresha e agjencisë se planifikimit te territorit, Adelina Greca, shprehet se nuk ka asnjë informacion per demet qe janë shkaktuar nga rënia e zjarrit, dhe se pritet akt ekspertimi i policisë per te arritur ne nje konkluzion te qarte per situatën.

Ndërkohe ekspertet e policisë se kryeqytetit po hetojnë per te zbuluar nëse zjarri ka qene i qëllimshëm apo aksidental.

Arkiva e planifikimit te territorit, e cila ndodhet ne katin e katërt te ndërtesës ku gjendet Agjencia e Kthimit te Pronave.

Share This Video


Download

  
Report form