Rreth 12 subjekte jane gjobitur dhe një fast food është mbylluar nga AKU në Vlorë.
Vlera e gjobave të vendosur nga institucioni i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit arrin në 940 mijë lekë.
Sipas drejtorit te AKU, Lorenc Rexho jane kryer 445 inspektime në të gjithë operatoreët që ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë vijës bregdetare.
Subjektet të cilat i janë nënshtruar këtij kontrolli kryesisht jane restorante, fast food dhe supermarkete te cilet kane patur dhe fluksin me te madh.
AKU ka konstatuar mangësi në zbatim të kërkesave për mbrotjen dhe kontrollin ndaj dëmtuesve , kontrollin në lidhje me ujin etj.
?Për të gjitha subjektet që tregtojnë fastfoode, byrektore, dihet që nxënësit konsumojnë pica, sanduice, e për të patur siguri më të madhe ushqimore ne kemi marrë këtë aksion që do të vijojë deri në fund të vitit shkollor? u shpreh Lorenc Rexho drejtori i AKU.