Dikur një fushë e braktisur mbeturinash, sot shkolla e re me emrin e poetit dhe fizikantit ?Betim Muço? në Kombinat, është një nga shkollat më të mira të Tiranës.
Ajo ka pak ditë që ka hapur dyert nxënësit e saj të parë me mjedise krejt të reja dhe kushte moderne. Në përurimin e shkollës së re me kapacitet 1200 nxënës, mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë, si dhe familjarë të poetit dhe fizikantit të njohur Betim Muço.
Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi punën për lirimin e territorit të zaptuar dhe ndërtimin në kohë rekord të këtij institucioni arsimor, i cili zgjidh përfundimisht problemin e mësimit me dy turne. ?Jam shumë i lumtur që më në fund ky projekt u bë realitet. Kemi një mundësi fantastike që ta nderojmë Betimin, jo me fjalime, jo me patetizma, jo me pllakata, por me një institucion, i cili me gjasë do të frymëzojë nesër djem dhe vajza të shkëlqyer, që do të rriten me dashuri në një ambient të ngrohtë, nga mësues që do të investojnë shpirtin, zemrën, dijet e tyre për ta?, tha Veliaj, duke shtuar se ?Betim Muço? është një nga shkollat më të mira në kryeqytet.