Report TV - Mbledhja me dyer të mbyllura, Paloka zbulon vendimet e PD

Report TV 2018-05-02

Views 0

Partia Demokratike zhvilloi sot një mbledhje të Kryesisë, ku ndër të tjera vendosi t?i drejtohet Kuvendit për reformën zgjedhore, duke kërkuar votim dhe numërim elektronik.

Një gjë e tillë është bërë e ditur dhe nga nënkryetari i PD, Edi Paloka, jashtë dyerve të selisë blu në fund të mbledhjes. Paloka tha se do të bëhet menjëherë kërkesa për ngritjen e një komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore.

?Menjëherë do të bëjmë kërkesën për ngritjen e një komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore. Një komision, i cili ndër të tjera do të ketë si pikë kryesore apo të rëndësishme votimin dhe numërimin elektronik?, tha Paloka.
Më tej, nënkryetari i PD, njëkohësisht dhe nënkryetar i Kuvendit, Paloka, foli për votën e emigrantëve. Ai tha se duke votuar nëpër ambasada apo nëpër zyrat e kontrolluara nga njerëzit e Ramës, do kemi thjesht tentativë për manipulim.

Share This Video


Download

  
Report form