Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth një million euro pritet të investohen sërish në Lungomare. Në vendin ku u ndërhy nga IKMT për prishjen e gjashtë objekteve do të ketë investime në hapësira për qytetarët. Kryetari i Bashkisë Dritan Leli e ka cilësuar një tjetër investim me mjaft rëndësi.
Në projekt janë perceptuar fusha basketbolli, kinema apo edhe hapësira të gjelbërta, amfiteatër dhe shatërvane.
Projekti ishte parashikuar të niste implementimin qysh në nisje të sezonit turistik, por nuk startoi për shkak të fluksit të pushuesve ndërsa do të jetë gati për sezonin e ardhshem. Vlera e tij kap shifrën e 1 million eurove.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lungomare-1-mln-euro-investime-te-tjera/