Ora News – Shembja e kullës së Prek Calit “përplas” Ramën dhe Bashën

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shembja e Kullës muze të Prek Calit në Vermosh nga Inspektoriati ndërtimor, ka ngjallur akuza të ndërsjellta mes kreut të Opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Basha e konsideron vendimin si akt urrejtje ndaj ish-komunistit Prek Cali, ndërsa Rama e quan këtë një sajim. Përtej akuzave politike, ekspertët e trashegimisë kulturore thonë se është akt i paprecedentë, shembja e një kulle muze të ndërtuar nga donacionet e emigrantëve shqiptarë.
Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha e ka dënuar goditjen e simbolit të kryengritjes së Kelmendin, ndërhyrjen e fadromave për shembjen e kullës së Prek Calit.
Sipas Bashës, kulla është ndërtuar me donacione të shqiptarëve në jetojnë në Amerikë dhe qeveria në vend të realizonte restaurime i çon fadromat kullës së prijësit antikomunist.
Basha :?Por Edi Rama nuk mund ta duroje nderimin e nje prijesi legjendar anti-komunist si Prek Cali. Se kur kthen pinjollet e Byrose dhe xhelatet e diktatures ne krye te vendit, te tremb kujtimi dhe hija e Prek Calit.
Ky i sotmi është një akt urrejtje por edhe dobësie. Kelmendasit, malesoret dhe mbarë shqiptarët patriotë do tja japin përgjigjen pjelles së keqe?.
I shkurtër ka qënë qëndrimi i Ramës në rrjetin social.
Rama: ?Unë prishësi i kullës së Prekë Calit? Bosh se bosh u mbeti koka o të shkretë që veç shani për çka sajoni vetë, s?ka derman për ju vajmedet?.
Ndërsa eskpertët e trashëgimisë kulturore e konsiderojnë këtë akt të paprecedentë ndaj një figure të tillë siç është Prek Cali për Malësinë e Mbishkodrës.
Specialisti Paulin Zefi tha se kulla duhet të qëndronte në identet, në vend që të rrënohej nga fadromat e pushtetit.
Paulin Zefi: Të rrënohet një objekt i tillë, i cili me të vërtetë kishte arritur shkallë të lartë amortizimi, por të rrënohet nga themelet duke u ndërtuar me hekur dhe beton, duke imituar kullën që ekzistonte fillimisht është e pafalshme, është turp dhe fatkeqësi kombëtare. Nuk ka analogji me asnjë rast tjetër në asnjë vend të botës së civilizuar, fatkeqësisht ndodh vetëm në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shembja-e-kulles-se-prek-calit-perplas-ramen-dhe-bashen/

Share This Video


Download

  
Report form