http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetem pak dite pas fillimit zyrtar nga puna te kabinetit ?Rama 2?, pothuaj te gjithë sekretaret e përgjithshëm te ministrive jane ndryshuar. Përveç sekretarit te përgjithshëm te Ministrisë se Jashtme Gazmend Barbullushi dhe Sekretares se Përgjithshme te Ministrisë se Kulturës, ministritë e tjera e kane ndryshuar nëpunësin civil me te larte te tyre. Kryesisht, Sekretaret e Përgjithshëm thjesht kane ndryshuar ministritë siç është rasti i Plarent Ndreces nga Ministria e Arsimit tek ajo e Mjedisit dhe Turizmit, Gentian Keri nga Ministria e Ekonomisë tek ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë, Koli Bele nga Ministria e Energjisë tek ajo e Arsimit. Sekretari i përgjithshëm i ministrisë është nëpunësi me i larte civil i saj. Këto lëvizje te Sekretareve te Përgjithshëm vijne menjëherë pas zyrtarizimit te formatit te ri te kabinetit qeverisës, i cili nga 16 ministri qe kishte mandatin e kaluar, aktualisht ka 11 ministri.