http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plot 75 vjet me pare ne fshatin Peze te Tiranës, ndodhi kthesa e madhe e historisë politike. Ne 16 shtator te 1942 u mbajt konferenca e Pezës ku forcat e ndryshme politike u bashkuan ne luftën nacional çlirimtare kundër Italisë fashiste. Ne kete përvjetor, Presidenti i Republikës, deputete, drejtues te pushtetit vendor, familjare te veteraneve bene homazhe ne Varrezat e Dëshmoreve dhe para memorialit te patriotit Myslym Peza.Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi se konferenca e Pezës e vendosi Shqipërinë ne aleancën e duhur. Ndërsa e ka cilësuar te rëndësishme këtë date edhe per mbledhjen e shefave te shtabeve te gjithëve vendeve anëtare te NATO-s ne Tirane. Ndërkohe Bashkia e Tiranës ka planifikuar nje sere aktivitetesh per grupmosha te ndryshme, per ta kthyer sot Pezen, vendin e takimit per te kujtuar këtë dite historike. Aktivitete do te vijojnë deri ne orët e mbrëmjes.