Gazetarja Fjodora Fjora ishte e ftuara e parë e ?Kush vjen për drekë?, nga ku përpos gatimit foli edhe për djalin e saj, Alteo.
Fjora tha se djali i cili pas pak ditësh bën 4 vjeç është mësuar të hajë shumë mirë. ?Djali vjen herë pas here me yll në dorë dhe i them: Çfarë ke bërë sot që ke marrë yll? Kam ngrënë të gjithë ushqimin më thotë? tha gazetarja.
Ndërkohë lidhur me ushqimet e shpejta Fjora tha se nuk i jep djalit ?junk food?, por në raste të rralla mund t?ia lejojë.
?Alteo është fëmijë që unë e kam mësuar të hajë mirë sepse këtë e kam shumë të rëndësishme dhe shpeshherë kur dëgjoj nënat e tjera që ankohen mendoj se është një rutinë i imponohet fëmijës, por që sigurisht që ka të bëjë edhe me karakter. Unë nuk i jap djalit ?junk food?, do gënjeja po të thoja po. Por në momente të caktuara kur ai bën diçka shumë mirë dhe ka qef patatet e skuqura, sigurisht që nuk është fundi i botës nëse ia lejon?, tha Fjora.