Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht në kuvend ngritjen e Komisionit Ad Hock për reformën zgjedhore. Kryetari Lulzim Basha, u shpreh i hapur të diskutojë çdo opsion për sistemin zgjedhore, po ai tha se reforma duhet të plotësoje 3 kritere.
Basha: Ne jemi të hapur për çdo model që ofron këto tre kushte: ?Jemi të hapur për modelin por duhet të plotësojë tre kushte sipas PD.
-Votimin dhe numërimin elektronik
-Të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike
-Të fuqizojë dhe japë më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën e përfaqësimit e tyre.
Basha, tha se reforma zgjedhore do të kaloje nëpërmjet nje procesi të gjëre konsultimesh ku do të përfshihen të gjithë grupet e interesit.
Basha: Jemi të vendosur që kjo reformë as të mos ndalet, as të mos bëhet sa për sy e faqe vetëm nga partitë politike në Kuvend por të bëhet vetëm pasi të ketë konsensusin më të gjerë shoqëror.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/basha-shqiperia-nuk-mund-te-ndryshoje-pa-ndryshuar-politika/