http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është Eva. Ajo mëson ne shkollën 9-vjeçare ne Lekaj, njësi administrative e Rrogozhinës. Qe prej 11 shtatorit, ditën qe nisi viti i ri arsimor, ajo shkon ne shkolle, por ndryshe nga shokët dhe shoqet e klasës, pa çante dhe pa libra. Vështirësitë ekonomike kane bere qe prindërit e saj te mos te kenë mundësi t?ia blejnë. Nena e saj qëndron me fëmijën më të vogël në shtëpi, ndërsa i ati dikur emigrant në Greqi, është rikthyer dhe kërkon punë ditoreE njëjta situate është edhe per motrën me te vogël te Eves, Amanden. Ajo është ne klase te peste. Edhe pse pa libra, ajo vjen e përgatitur ne mësim. Ajo na tregon se deri tani lendet mësimore i ka mësuar ne klase, duke ua marre librat shokëve dhe shoqeve te klasës.Drejtoresha e shkollës, Kike Qerosi, na tregon se jane me shume se 30 fëmijë, te cilët prej vështirësive ekonomike, nuk kane marre akoma librat. Familja Lloga ka edhe nje djalë ne klasën e dyte, i cili i ka marre librat falas, duke përfituar nga urdhri i Ministrisë se Arsimit, i cili thotë se nëse nje familje ka 3 fëmijë ne shkolle ne arsimin parauniversitar, i treti