Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë pas kontrolleve të befasishme nga policia.
Policia e Tiranës, në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, ka ushtruar kontrolle të befasishme në qarkun Tiranë, dhe gjatë kontrolleve në rrugën e "Barrikadave", kanë gjetur në një makinë tip Benz, drejtuar nga Altin Dajçi, 46 vjeç, banues në Tiranë dhe me pasagjer Rades Musa, 29 vjeç, 6 doza me kokainë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
- mjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit Altin Dajçi.
- 6 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 4.6 gramë.
- 2 thika me teh metalik.
- 5 celularë të markave të ndryshme.
- një sasi lekësh.