Ora News – Universiteti i Vlorës në krizë për studentë

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Asnjë nga degët e Universitetit të Vlorës nuk i ka kaluar 50 % në plotësimin e kuotave të regjistrimit, duke e vendosur institucionin e arsimit të lartë përballë një krize të mungesë së studentëve.
Rektori i universitetit të Vlorës, Roland Zisi, liston si arsyen kryesore pranimet pa kritere mesatareje apo dhe degët e lëna pa kufizim kuotash të Universitetit të Tiranes. Nga kjo braktisje e studenteve vuan më shumë Fakulteti i Ekonomisë, ka sqaruar Zisi.
Zisi: Një prej faktorëve janë kuotat e programeve të studimit të miratuara në kryeqytet. Si vjet, ata kanë shtuar kuotat e pranimit në programet e studimeve. Maturantët kanë pasur hapësira për t?u regjistruar dhe kjo është e bashkëngjitur me dëshirën e maturantëve për të shkuar në metropol.
Ndërkohë numrin më të lartë të kërkesave për regjistrim e ka Fakulteti i Shëndetit Publik. Sipas rektorit Zisi, degët që nxjerrin infermierë apo mami janë te njehsuara me diploma ekuivalente nëpërmjet kartës se Bolonjës, ndaj ciklet studimore të këtij fakulteti kane edhe numrin më të lartë të studentëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/universiteti-i-vlores-ne-krize-per-studente/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS