Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Lulzim Basha i është përgjigjur fraksioneve brenda Partisë Demokratike. Në një koment shumë të shkurtër, Basha tha se forca politike që ai drejton është e hapur për kontributin e gjithkujt.
Basha: PD ka qenë dhe është e hapur dhe do të jetë edhe më e hapur, unë do të bëj gjithcka që don të kontribuojë të gjejë veten e tij apo të saj në çdo formë përfaqësimi nga forumet e larta tek aktiviteti i anëtarëve të PD.
Një ditë pasi kërkoi ngritjen e kosmionit Ad Hock, Basha tha se PD do të nisë konsultimin me shoqërinë civile, aleatët por edhe me partitë e tjera opozitare për reformën zgjedhore. Sipas tij, reforma është e emergjencë, për t?i dhënë fund shitblerjes së votës dhe pushtetit që kontrollohet nga krimi.
Basha: Po nuk u rregullua çështja e zgjedhjeve në Shqipëri do vazhdojmë të kemi qeveri që vijnë në pushtet me paratë e krimit dhe të drogës dhe i bëjnë amin kriminelëve, bandave ndërkohë që godasin qytetarët. Pse? Sepse nuk e kanë të lidhur fatin e tyre me qytetarët.
Basha, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se reforma duhet të behet sipas marrëveshjes së 18 majit. Siaps tij kryeministri gënjen kur thotë se e don reformën zgjedhore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-i-pergjigjet-fraksioneve-brenda-partise-pd-eshte-e-hapur/