Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pr/ligji për dekoratat dhe ai i mbetjeve do të diskutohen në publik.
Kryetari i grupit parlamentar të PS ka sqaruar procedurat që do të ndiqen për këtë do pr/ligje duke thënë se do të kalojnë në një debat shterrues për të shmangur kështu akuzat politike.
Në Facebook, Taulant Balla ka shkruar se: Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t?i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar.
Reagimi vjen pas publikimit të kalendarit të punës të parlamentit të Shqipërisë. Në program është renditur shqyrtimi i dekretit të Presidentit Nishani, i cili e ka kthyer për rishqyrtim ligjin e importit të mbetjeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/balla-nuk-ka-me-projekt-ligj-per-mbetjet-vendimi-me-publikun/