Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi prej 42 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar në banesën e një 41-vjeçari nga Memaliaj.
Policia thotë se në pranga u vu shtetasi Spartak Caca, 41 vjeç, banues në fshatin Xhafaj.
?Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Spartak Caca, në fshatin Xhafaj, Memaliaj kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti. Si rezultat, shtetasi i mësipërm u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë duke zhvendosur 7 pako me lëndë të dyshuar narkotike në oborrin e banesës së tij në fshatin Xhafaj, Memaliaj. Pesha totale e lëndës ishte 42 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale?, sqaron policia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/memaliaj-41-vjecarit-i-gjendet-42-kg-kanabis-ne-shtepi/