Ora News - Rijetësimi i bibliotekave, fondi ekzistues pasurohet me 80 tituj të rinj

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

80 tituj të rinj i janë shtuar fondit të librave në bibliotekën e Lezhës, ku ka nisur edhe faza e parë e projektit për rijetësimin e bibliotekave lokale. Pasurimi i tyre me libra të rinj synon të tërheqë më shumë lexues, sidomos mes moshave të reja. Projekti u prezantuan me fëmijët e fshatit Blinisht, që rezultojnë lexues të zellshëm me 24 tituj të ndryshëm për një muaj.
Projekti i Ministrisë së Kulturës për rijetësimin e bibliotekave të qyteteve ka nisur nga Lezha, ku 80 tituj të rinj i janë shtuar fondit ekzistues. Sipas ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro deri më tani bibliotekat nuk kanë motivuar lexuesit për shkak të mungeses më tituj të rinj, ndaj dhe është e domosdoshme rifreskimi i fondit të librave.
Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës: ?Arsyeja pse në fakt e nisëm për këtë mandat programin e bibliotekave me Lezhën është se këtu në bibliotekë gjeta një gjë shumë të rëndësishme, dashurinë për librin. Të punosh në një bibliotekë nuk është vetëm detyrë , nuik është vetëm profesion?.
Drejtorja e biblotekes së Lezhës, Suela Bala tha se ky është një prej atyre lajmeve që bibliotekat presin në gjithë vendin.
Suela Bala, drejtore e Bibliotekës: ?Nga Lezha vjen edhe lajmi që besoj mirëpritet në të gjithë Shqipërinë për mënyrën, qasjen e Ministrisë së Kulturës për të rijetësuar bibliotekat vendore? .
Prezantimi i projektit për bibliotekat u zhvillua me nxenesit e shkolles 9-vjeçare të fshatit Blinisht në Lezhe,të cilet rezultuan ta parët në leximin e librave, 24 tituj të ndryshem në vetëm 1 muaj.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rijetesimi-i-bibliotekave-lezhe-fondi-ekzistues-pasurohet-me-80-tituj-te-rinj/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS